E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA-së: Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur sot se Shqipëria, si aleate e NATO-s, po punon së bashku me SHBA-të për të forcuar sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ambasada publikoi dy fotografi të rëndësishme, njërën nga takimi i Presidentit Bajram Begaj me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të shoqëruar nga Zonjës e Parë Armanda Begaj dhe Zonja e parë e SHBA, Melania Trump, dhe tjetrën nga takimi i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me Sekretarin e Shtetit, Marko Rubio.

Presidenti Begaj si dhe kryeparlamentarja Spiropali morën pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u zhvillua në Nju Jork në datat 22–27 shtator 2025.

Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, morën pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Presidenti Trump.

“Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë. /j.p/

1 nga 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›