E Martë, 3 Nëntor 2026

Ambasadë shqiptare në Strugë/ Forcon lidhjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Hapet Konsullata e Shqipërisë në Strugë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu nga Maqedonia e Veriut, Timco Muconski, prenë shiritin e inagurimit, duke shënuar kështu edhe një hap më shumë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shefi i diplomacisë shqiptare tha se tashme shërbimet konsullore do të jenë më të aksesushme për qytetarët.

Ndërsa ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut tha se hapja e konsullatës do të forcojë lidhjet mes institucioneve duke krijuar hapësira të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Shqipëria është fqinji ynë, partneri rajonal dhe aleati në Nato. Më vjen mirë të them se marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në besim, respekt dhe përkushtim të ndërsjelltë për realizim e synimeve strategjike në kuadër të procesit të eurointegrimit, I cili ka rëndësi për të dyja vendet dhe për rajonin në tërësi. Një rajon I cili për një kohë të gjatë synon integrimin në familjën europiane.”

Konsullata e re do të mbulojë zonat e Strugës, Ohrit, Manastirit, Kërçovës, Dibrës, Gjevgjelisë dhe Resnjës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›