E Martë, 3 Nëntor 2026

Ambasadori Gonzato: Ballkani Perëndimor duhet të çojë para reformat e kërkuara nga BE

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, në një aktivitet të zhvilluar për Ditën e Europës në Ministrinë e Punëve të Jashtme u shpreh se integrimi i Shqipërisë dhe i Ballkanit Perëndimor janë prioritet.

Në këtë kontekst ambasadori Gonzato tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të çojnë para reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.

“Vazhdoj të jem krenar që jam pjesë e BE dhe e punës që po bëhet në Shqipëri, në këtë moment të rëndësishëm. BE nuk është vetëm një treg i vetëm, është një bashkim i bazuar te vlerat. Në kartën europiane flasim për barazinë, mosdiskriminimin dhe të drejtat e njeriut.

Sipas ambasadorit, nga Brukseli ka sinjale të qarta se jemi në një moment tjetër të procesit të zgjerimit. E kemi kuptuar që në duhet ta plotësojmë procesin e integrimit, ta përfundojmë atë. Po integrojmë një pjesë të rëndësishme të euro në këtë projekt fantastik, sinjalet janë të qartë, çelja e negociatave për anëtarësim jo vetëm me Shqipërinë, me Bosnjen, me Maqedoninë dhe shpejtësia me të cilat shtete anëtarët dhe PE kanë rënë dakord për planin e rritjes, por edhe për reforma që janë kyçe për të ndërtuar këtë lloj shoqërie që kërkojmë,” pohoi ambasadori.

Ambasadori theksoi faktin që është rëndë dakord nga ndërkombëtarët për planin e reformave të rritjes, një plan që sipas tij është kyç për ndërtimin e shtetit që kërkojmë.

“Jemi në një moment tjetër të procesit të zgjerimit, e kemi kuptuar që duhet ta plotësojmë procesin e integrimit në BE. Kemi rëndë dakord për planin e reformave të rritjes këtu, që janë kyçe për të ndërtuar shtetin që kërkojmë,” tha ai.

Të pranishëm ishin gjithashtu ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›