E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori danez Presidentitesti i politikes per 2012

TIRANE- Ne nje interviste dhene per revisten me te re qe do te dale ne sot ne treg Java ambasadori danez Karsten Jensen ka analizuar situaten politike ne vend nga kendveshtrimi edhe i marrjes nga ana e Danimarkes e presidences se radhes se BE. Jensen ndalet duke shpjeguar ate qe ai e quan keqinformim dhe propagande politike qe ka ndikuar ne krijimin ne vend te nje situate te mjegullt persa i perket arritjes se disa objektivave si sfida te domosdoshme per tu arritur nga Shqiperia. Per te zgjedhja e presidentit te ri do te jete prova kyce.

Duke patur parasysh rolin e Presidences ne ndertimin konsitucional te Shqiperise dhe ne sigurimin e pavaresise se institucioneve te tjera perfshire Gjyqesorin dhe SHISH-in zgjedhjet presidenciale do te jene nje test lakmusi i demokracise shqiptare dhe qendrimit te Shqiperise si e tille. Prandaj besoj fort se ka shume rendesi qe Shqiperia te zgjedhe nje president te pavarur te forte te panjollosur nga e kaluara apo e tashmja i pranuar nga te gjithe tha Jensen.

Sipas ambasadorit danez objektivi i vetem qe shqiptaret duhet te kerkojne nga politika duhet te jete me domosdoshmeri marrja e statusit kandidat ne BE. Ajo qe eshte me e cuditshme eshte fakti se perse elektorati shqiptar vazhdon te zgjedhe perfaqesues te cilet nuk e kane Shqiperine dhe shqiptaret ne qender te vemendjes se tyre thote ambasadori.

Jensen ka folur per debatet politike qe perfshijne ndryshimin e veprave ne kryeqytet. Te ndryshosh nje projekt ne menyre te njeanshme ne minuten e fundit kam frike se do ti beje studiot e nivelit boteror dhe te tjerat te shmangin angazhimet ne projekte shqiptare. Ti ndryshosh buzeqeshjen Mona Lizes sepse preferon nje ngerdheshje do te siguroje qe Leonardo da Vinci dhe figura te tjera te ketij kalibri te mendoheshin me shume se dy here perpara se tju dhuronin talentin e tyre thote ambasadori. Jensen tha se bojkoti i opozites sndikoi ne mosmarrjen e statusit te vendit kandidat nga ana e Shqiperise por perkundrazi ndikoi ne shpluhurosjen e disa problemeve te medha e te fshehura prej kohesh. Katastrofa e Gerdecit qetesia shurdhuese qe pasoi zbulimet e Wikileaks deshtimet teknike te atyre pak ceshtjeve te korrupsionit te nivelit te larte qe arriten te dalin perpara gjyqit dhe mosperfundimi i ceshtjes se vrasjeve te 21 janarit edhe pse po i afrohemi pervjetorit te pare te ketyre ngjarjeve tragjike por edhe te ngjarjeve dhe veprimeve qe i pasuan i hodhen benzine dyshimeve rreth drejtesise dhe demokracise ne Shqiperi thote ambasadori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›