E Martë, 3 Nëntor 2026

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar infarkt gjatë vizitës në Voskopojë, në juglindje të vendit.

Mësohet se ambasadori ka qenë me bashkëshorten e tij për të vizituar fshatin turistik të Korçës, dhe nuk ka pasur axhendë takimesh zyrtare.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabël pasi u dërgua me urgjencë në Spitalin e Korçës.

Më pas, ambasadori Shukrov u transportua me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›