E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ambasadori italian takon ministren Sala, diskutojnë projektet e reja në fushën e shëndetësisë

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo, u takua në Tiranë me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, për të diskutuar mbi prioritetet dhe projektet e reja në fushën e shëndetësisë.

Në fokus të bashkëbisedimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në sektorin e shëndetësisë, i cili konsiderohet një fushë strategjike në marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë.

Cutillo e vlerësoi takimin shumë të vlefshëm për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë për të hapur perspektiva të reja për projekte të përbashkëta që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e mirëqenies sociale.

“Një bashkëbisedim shumë i frytshëm mbi prioritetet dhe projektet e reja në fushën e shëndetësisë, e cila konsiderohet një fushë strategjike në marrëdhëniet dypalëshe midis Italisë dhe Shqipërisë”, shkroi Cutillo në rrjete sociale.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›