E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambulanca përplaset me kamionin në Lushnjë/ Humb jetën pacienti

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor “Lushnjë-Fier” në kryqëzimin e fshatit Saver.

Një kamion, i cili drejtohej nga Leonard Gjini është përplasur me një ambulancë.

Si pasojë ka ndërruar jetë menjëherë 77-vjeçari Dashamir Koçaj, i cili ishte i sëmurë dhe po transportohej drejt spitalit të Tiranës.

Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe drejtuesi i ambulancës, infermieri si dhe vajza e 77-vjeçarit, e cila po e shoqëronte, por fatmirësisht të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›