E Premte, 6 Nëntor 2026

Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesit të mandatit

Flash

Lapsi.al 3 November 2026

Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesit të mandatit

Kanë nisur zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku miliona qytetarë po votojnë për përbërjen e re të Kongresit. Qendrat e para të votimit janë hapur në Vermont, ndërsa procesi do të vijojë gradualisht në shtetet e tjera amerikane.

Në këto zgjedhje janë në garë të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet në Senat. Gjithashtu, në 36 shtete qytetarët do të votojnë edhe për guvernatorët e rinj.

Votimi shihet si një test i rëndësishëm politik për presidentin Donald Trump dhe administratën e tij, pasi rezultati do të përcaktojë nëse republikanët do të ruajnë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit apo demokratët do të arrijnë të marrin shumicën në njërën ose të dyja.

Një fitore e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve do t’u jepte atyre mundësinë të nisin procedura të reja hetimore dhe politike ndaj administratës Trump, përfshirë edhe një proces të mundshëm shkarkimi, i cili kërkon më pas vendimmarrjen e Senatit.

Interesi për këto zgjedhje është i lartë. Mbi 57 milionë amerikanë kanë votuar paraprakisht, ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë një nga treguesit kryesorë të garës.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orare të ndryshme, në varësi të shtetit, ndërsa rezultatet e para pritet të dalin gjatë mbrëmjes, pasi të përfundojë votimi në zonat përkatëse. Gara në disa shtete mund të kërkojë më shumë kohë për t’u shpallur përfundimtare.

Të këshilluara

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›