E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti nervozohet në tribunë gjatë daljes me karton të kuq të Mbape

Sulmuesi i Real Madrid, Kilian Mbape u largua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Alavesh ku galaktikët luajtën në transfertë.

Ishte minuta e 38-të, kur ylli i madrilenëve bëri një ndërhyrje horror.

Arbitri kryesor e pa rastin me VAR dhe më pas e ndëshkoi Mbapen me karton të kuq. Rezultatin ishte 0 me 1 në favor të madrilenëve, kur francezi la skuadrën me 10 lojtarë.

Karlo Ançeloti e pa këtë episod nga tribuna. 3 pikët janë të domosdoshme për skuadrën e tij, që mos të qëndrojë 4 pikë larg Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›