E Diel, 1 Nëntor 2026

Andoni: Në protestë ka një mllef qytetar të moderuar

Në studion e emisionit “3D” të moderuar nga gazetari Alban Dudushi, analisti Ben Andoni komentoi tubimin kundër projektit në Zvërnec, i cili ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi në kryeqytet, duke shënuar një zgjerim të kërkesave të pjesëmarrësve. 

Ai theksoi se pjesëmarrësit në protestë nuk janë të gjithë të lidhur drejtpërdrejt me çështjen e Zvërnecit, por shprehin një pakënaqësi më të gjerë ndaj pushtetit. 

“Po të jeni aty në protestë do kuptoni që shumica nuk dinë fare për Zvërnecin. Ata kanë një mllef të paimagjinueshëm, por të moderuar dhe nëse do të kishte organizim…” – u shpreh Andoni. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›