E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtar i një organizate kriminale dhe trafikues droge/ Arrestohet në Tiranë 45-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali (EMRI)

Një 45-vjeçar është arrestuar në lagjen “Vasil Shanto” në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 92”.

Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, Itali, e ka dënuar me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vite e 18 ditë burgim.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›