Angli/ Rrëzohet helikopteri në ishullin Wight

Një helikopter është rrëzuar në një fushë në Isle of Wight në Angli. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur një ekip i ndihmës së shpejtë, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve.
Ende nuk dihet se sa persona ndodheshin në bord, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.