Ankandi i naftës, Prifti: Mua e Metës na ofruan 1 mln USD
TIRANË- Dritan Prifti, dëshmitari kryesor i akuzës në lidhje me procesin në ngarkim të ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, ka dëshmuar ditën e djeshme përpara Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Për mëse 4 orë, Prifti u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, avokatëve të Metës dhe anëtarëve të Kolegjit Penal. Gjatë gjithë dëshmisë së tij, ish-Ministri i Ekonomisë ka theksuar presionet e shumta të bëra nga ana e Ilir Metës për të firmosur afera të kundraligjshme. Prifti dëshmon se Meta ka arritur deri aty sa i ka shkuar në shtëpi dhe e ka ngritur nga shtrati, edhe pse ky i fundit ishte i sëmurë.
Më poshtë kemi shkëputur një pjesë të dëshmisë së Dritan Priftit dhënë përpara Kolegjit Penal.
Prokurori: Po për ankandin e shitjes naftës a patët ofertë?
Dritan Prifti: Për ankandin e naftës në zyrën time nuk ka pasur ofertë. Por kjo bisedë është bërë dhjetëra herë, është ofruar një milion dollarë për t’i ndarë mes meje dhe Metës. Biseda është bërë njëherë në Ministrinë e Jashtme, njëherë në një drekë në Rogner.
Prokurori: Cila ishte sasia e naftës dhe përfitimi?
Dritan Prifti: Kjo bisedë është bërë për 30 mijë tonë naftë që kompania do shiste. Ky ishte ankandi i ‘ALBPETROL’.
Prokurori: Dëgjohet në regjistrim që bëhet një kërkesë. A mund të na sqaroni përse bëhet kërkesa?
Dritan Prifti: Ai kërkoi ta anulojë ankandin. Ky ishte një ankand ku do merrnin pjesë 20 kompani. Kam idenë se zoti Halilaj që ishte firme e re, mendonte se do kishte konkurrencë të madhe. Por zoti Meta kishte plan që Halilaj të bënte marrëveshje me Armon për rafinerinë edhe këtu Halilaj do kishte përparësi. Në Shqipëri, në atë periudhë por edhe tani, besoj unë ka qenë i vështirë eksporti i naftës bruto, sepse nuk ka kapacitete. Pra shkurt në këtë rast, META kërkoi anulimin se kompania ‘HALILAJ’ nuk e kishte arritur marrëveshjen me ‘ARMO’-n...
(Lexoni dëshminë e plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)