E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ankaraja planifikon ndërtimin e sistemit të mbrojtjes ajrore “Steel Dome”

Turqia njoftoi se në të ardhmen po planifikon të ndërtojë një sistem të integruar të mbrojtjes kundërajrore, i cili mori emrin “Steel Dome”.

Ditën e djeshme, 6 gusht, Komiteti Ekzekutiv i Industrisë së Mbrojtjes në Turqi u takua nën kryesimin e Recep Tayyip Erdogan  në pallatin presidencial në Ankara.

Në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke thuhet se programi Steel Dome po zhvillohet me burime të brendshme dhe në nivel kombëtar, ai siguron që shtresat e shumta të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe të gjithë sensorët dhe armët do të punojnë së bashku në një sistem të integruar.

Gjithashtu në axhendën e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes ishin programi hapësinor i Turqisë, zhvillimi i sistemeve të luftës elektronike që tregojnë situatën operacionale në tokë, ajër dhe det, prokurimi i sistemeve të kontrollit komandues, komunikimit dhe menaxhimit të informacionit si dhe sistemet e mbrojtjes kundër mini dronëve ose mjeteve detare.

Gjithashtu u diskutua për modernizimin e tankeve dhe avionëve luftarakë turq, programin për zhvillimin e sistemeve vendase të motorëve dhe transmetimit të energjisë, furnizimin me automjete të blinduara me rrota dhe programin për blerjen e varkave të vogla dhe rimorkiatorëve bregdetar./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›