E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ankesa për hartën gjyqësore, avokatët: Po sjell më shumë zvarritje dhe kosto për qytetarët

Kur kanë kaluar gati tre vite nga zbatimi i hartës së re gjyqësore, avokatët deklarojnë se kjo reformë ka sjellë probleme të mëdha . Sipas tyre sot shërbimi gjyqësor jo vetëm që është larguar nga qytetarët, por këta të fundit, për një çështje civile, rrezikojnë të presin nga 10 deri në 15 vite.

Avokatët theksojnë se kjo hartë gjyqësore duhet të zhbëhet, një qëndrim që, sipas tyre, kanë pothuajse të gjithë mbrojtësit ligjorë në Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

Edhe në Vlorë, qyetarët përballen me pritje të gjata për zgjidhjen e çështjeve.

Kreu i Dhomës së Avokatisë Durim Bajramaj, thotë se reforma në drejtësi, e cila synoi pastrimin dhe forcimin e sistemit gjyqësor, ka sjellë pasoja të ndjeshme tek qytetarët.

Në gjykatën e Vlorës shqyrtohen mesatarisht rreth 480 çështje në muaj, shifër që dëshmon për volumin e lartë të punës dhe për sfidat që përballojnë gjyqtarët. Më shqetësues mbetet kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të çështjeve: për dosjet civile duhen mesatarisht 263 ditë, ndërsa për ato penale 101 ditë, për të përfunduar një proces gjyqësor,ndërkohë që sipas Bajramaj stoku i dosjeve daton prej 2017 tës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›