Antalya dhe Bodrum, destinacionet hit edhe të kësaj vere me “Zenith Travel”

Brigjet e Antalyas dhe Bodrumit mbeten dy nga destinacionet që joshin për të distajtin vit rradhazi pushuesit, jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe shërbimet e shkëlqyera të resorteve atje dhe çmimet e pakrahasueshme.
Të cilësuara si pushime “me duar në xhepa” sidomos për familjet me fëmijë, paketat turistike në Turqi janë nga më të larmishmet dhe për këtë mjafton të hedhim një sy nga sugjerimet e Zenith Travel për t’u përhumbur në magjinë e paketave all inclusive dhe udhëtimeve turistike në Turqi.
Enxhi Sula, menaxhere në agjensinë e udhëtimit Zenith Travel, shprehet se Antalya dhe Bodrum janë dy destinacionet më të preferuara ne verë.
Antalya zgjidhet më tepër nga familjarët për larmishmërinë e hoteleve që ofrojnë aktivitete të ndryshme për fëmijë e të rritur.
Ndërsa Bodrum, si një nga zonat më ekskluzive të rivierës turke, preferohet më së shumti nga çiftet për hotelet luksoze dhe atraksionet e ndryshme që ofron si destinacion.
Përse në Antalya?
I vendosur në bregun jugperëndimor të Turqisë, me pamje nga deti Mesdhe, Antalya njihet për plazhet mahnitëse, historinë por edhe jetën e natës.
Qyteti më i madh në bregdetin perëndimor të Mesdheut të Turqisë, është një gur i çmuar në trashëgiminë botërore pasi është i mbushur plot me pamje historike.
Qyteti i vjetër i qytetit, Kaleiçi, përmban rrënoja romake, bizantine, selxhuke dhe osmane. Pak jashtë qendrës së qytetit, Muzeu i Antalias konsiderohet një nga muzetë më të mirë në rajon pasi përfshin gjithçka nga epoka e bronzit në Bizant.
Nëse ju intrigon historia atëherë jeni në vendin e duhur për të zgjedhur guidën tënde turistike në Turqi për të mos humbur as shtëpinë e akuariumit të tunelit më të madh në botë.
Turqia është oferta më e mirë edhe sepse ka gjithçka për këdo. E nëse dëshironi pushime pranë detit, në një resort all inclusive, Antalya është vendi i duhur, pasi Zenith Travel ofron një sërë paketash që nisin nga ato familjare, individuale apo vetëm për çifte.
Përse në Bodrum?
I cilësuar si “Toka e blusë së përjetshme”, Bodrum ka qenë një nga zonat më të preferuara pushimesh për mijëra vjet. Kleopatra dhe Mark Anthony ishin fansat më të mëdhenj të gadishullit, dhe sot është xhepi më ekskluziv i Rivierës Turke. Miliona turistë dynden në Bodrum për plazhet përrallore, ushqimin e shkëlqyer dhe jetën e gjallë të natës.
Si “Xhevahiri i Egjeut” në Bodrum nuk duhet të lini pa vizituar zemrën historike, një labirint me kalldrëm me restorante, dyqane dhe tezga tradicionale. Nëse zgjidhni një nga paketat e guidave në Turqi me “Zenith Travel” nuk do të humbisni asgjë nga magjia që Bodrumi ofron jo vetëm ditën por edhe natën.
Nëse qëndroni vonë në mbrëmje,mund të shikoni një koncert ose film në ambient të hapur por mund të shijoni gjithashtu pamjen përrallore nga super jahtet më të shtrenjta në botë të ankoruar në brigjet e Bodrumit.
Magjia e rivierës turke është bërë më e aksesueshme sidomos për pushuesit shqiptarë falë mundësive të shumta që ofrohen nga agjensi udhetimi me avion.
Përtej historisë një nga atraksionet që tërheq me miliona vizitorë nga e mbarë bota janë padyshim plazhet e tij mahnitëse, të tilla si Bitez Beach, Gumbet Beach dhe Torba Beach.
Plazhe me ujëra të pastër kristal dhe rërë të bardhë të butë, perfekte për banja dielli, not dhe sporte ujore mund ti shijoni duke e rezervuar qëndrimin në resortet më në zë all inclusive. Bodrum ofron gjithashtu një sërë aktivitetesh në natyrë si ecje, lundrim dhe kajak, duke e bërë një destinacion të shkëlqyer për pushuesit që dashurojnë aventurat.
Në Antalya ose Bodrum, nëse ne ua bëmë edhe më të vështirë zgjedhjen, në “Zenith Travel” mund të shfletoni katalogun e paketave në Turqi për të marrë ofertën e duhur sipas tipologjisë së pushimeve që dëshironi.