E Martë, 3 Nëntor 2026

Antonio Costa uron Ramën për fitoren: Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi dëshirën e popullit për t’u integruar në BE

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa përgëzoi kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

“Faleminderit i dashur kryeministër për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Është kënaqësi që mbyll turin në Tiranë. Për BE, integrimi është investimi më i mafh gjeopolitik, është momenti i duhur. Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE. Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE. Ju përgëzoj për këtë fitore. Anëtarësimi në BE është angazhimi ynë i përbashkët. Sytë t’i mbani drejt këtij objektivi. Ruajtja e ritmit dhe intensifikimi i punës. Ne qëndrojmë krah për krah në arenën ndërkombëtare. Europa nuk do të thotë vetëm begati, vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët”, theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›