E Diel, 1 Nëntor 2026

Anulohet mbledhja e qeverisë dhe grupit parlamentar të PS

Anulohet mbledhja e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot në Pallatin e Brigadave. Kryeministri Edi Rama pritej t’i drejtohej këtij institucioni pas kthimit nga Luksemburgu, ku mbahet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për të zhvilluar takimin me deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Gazetarja Rugova Dunishi raporton se mbledhja ishte parashikuar të kishte në fokus dy çështje kryesore: ecurinë e nismës “Prania Besnike” dhe prezantimin e “Pasqyra Albania”.

Në kuadër të nismës “Prania Besnike”, deputetët socialistë do të kishin në dispozicion nga dy minuta secili për të parashtruar pyetje dhe për të prezantuar problematikat e evidentuara gjatë takimeve në terren.

Gjatë mbledhjes pritej të raportohej nga ministrat dhe deputetët, ndërsa në përfundim të takimit fjalën do ta mbanin kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe kryeministri Edi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›