E Hënë, 2 Nëntor 2026

Anulohet televotimi, mbërrijnë dy zarfe të zinj në shtëpi! Çfarë po ndodh në Big Brother?

10 banorë ishin në nomimin gjatë këtyre ditëve dhe në prime-n e sotëm një prej tyre do duhej të linte shtëpinë.

Por gjërat në Big Brother VIP kanë ndryshuar dhe për mbrëmjen e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur anullimin e televotimit.

Në një njoftim zyrtar, Big Brother bën me dije se dy zarfe të zinj kanë mbërritur në shtëpinë më të ndjekur në vend.

Në njoftim theksohet se, Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen në spektaklin e sotëm.

Deri më tani nuk dihen arsyet e zarfeve të zinj.

LEXO EDHE: VIDEO/ “I fëlliqur, i pështirë”! Situata në BBV del jashtë kontrollit, Miri dhe Mateo përballje fytyrë më fytyrë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›