E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO shpall të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot të pafajshme ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Sonila Qato, e marrë e pandehur për shkelje në procedurat e tenderave për rrugën Kardhiq-Delvinë.

Përveç Qatos, Apeli i GJKKO shpalli të pafajshëm dhe tre të pandehur të tjerë për akuzën e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, konkretisht S.P, E.G dhe E.S, pasi gjykata vlerësoi se fakti nuk përbën vepër penale.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj.

Gjithashtu Apeli i GJKKO la në fuqi pjesërisht vendimin datës 23 korrik 2025, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurit M.Sh, N.M, A.P, A.T, A.H dhe A.H, të cilët gjithashtu u shpallën të pafajshëm.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›