E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i Posaçëm e la në masën “detyrim paraqitje”, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimimin e Berishës

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Berisha kishte kërkuar shfuqizimin e kësaj mase, ndërsa Kushtetuesja ka vendosur që çështja të rikthehet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk nënkupton shfuqizimin automatik të masës së sigurisë, por rikthimin e çështjes për gjykim në instancën më të lartë të gjyqësorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›