Apeli i ul 5 vite burg Francesco Becchettit, biznesmeni italian dënohet me 12 vite burgim

Apeli i ul 5 vite burg Francesco Becchetti, biznesmeni italian dënohet me 12 vite burgim
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka ulur dënimin me 5 vite burg biznesmenit italian Francesco Becchetti, duke e dënuar përfundimisht me 12 vite nga 17.
Ulja e dënimit nga Apeli u dha bazuar në aplikimin e nenit 55, që parashikon bashkimin e dënimeve në një të vetëm.
Francesco Becchetti është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash. Ai u akuzua për 4 vepra penale; “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.Gjyqi në Apel ndaj Becchettit është zvarritur prej disa kohësh. Nga janari i vitit 2024, seanca në Apel ishte shtyrë 20 herë.