E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli lë në burg Denis Bajrin, u ekstradua nga Dubai, akuzohet për vrasje në bashkëpunim

Gjykata e Posaçme e Apelit la në burg Denis Bajrin, i cili ka përdorur edhe mbiemrin Brajoviq, për t’i shpëtuar policisë.

Në muajin korrik të këtij viti, ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë për llogari të dosjes “Metamorfoza”.

Nga përgjimet e telefonave “SKY ECC” ai rezulton se ka ekzekutruar me armë Gjin Boriçin në datën 9 gusht 2020 në Vaun e Dejës.

Denis Bajri akuzohet për vepra shumë të rënda penale kundër njeriut, të kryera në bashkëpunim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›