E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli lë në fuqi masën për Ballukun, ish-zëvendëskryeministrja kishte kërkuar heqjen e pezullimit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra për Belinda Ballukun.  Mbrojtja kërkoi ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë.

Megjithatë, Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin i cili parashikonte pezullimin nga detyra duke iu përmbajtur objektit të kërkuar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e SPAK deklaruan se është e vërtetë që masa e pezullimit nuk ka më efekt praktik, pasi Balluku është shkarkuar nga detyra, por kërkuan që vendimi të mbetet në fuqi në mënyrë formale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›