E Diel, 1 Nëntor 2026

Aplikimet për Skemën Kombëtare deri me 26 qershor, fermerët e Korçës interes të lartë: Një ndihmë e rëndësishme

Kanë nisur aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, e cila përfshin 12 masa mbështetëse financiare.  për. Në Korçë fermerët dhe blegtorët janë paraqitur pranë zyrave të aplikimit në Agjencinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, për të përfituar nga subvencionet e ofruara nga qeveria.

Sipas tyre, skemat mbështetëse mbeten një ndihmë e rëndësishme për përballimin e kostove në bujqësi dhe blegtori, ndërsa këtë vit interesi paraqitet i lartë që në ditët e para të procesit.

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korçë, Vullnet Gjolla, bën me dije se këtë vit skema sjell disa risi.

“Përveç uljes së numrit të kreve për aplikim, kemi dhe një rritje të vlerës së subvencionit për të gjithë fermerët. Po kështu kemi dhe skemat e investimeve që kryesisht janë tre skema në investime dhe ajo që vlen të përmendet përveç dy skemave të tjera është skema e investimeve për të rinjtë’, tha ai.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në qarkun e Korçës u regjistruan gjithsej 12 mijë e 240 aplikime për të gjitha skemat mbështetëse të ofruara nga qeveria, ku pjesa më e madhe, rreth 9 mijë e 700 aplikime, i përkisnin skemës së naftës. Procesi i aplikimeve do të qëndrojë i hapur deri më 26 qershor.

Gazetare: E. Fili 

/rtsh.al/   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›