Aplikimet për dokumente biometrike, emigrantët kërkojnë më shumë pasaporta dhe ID të përshpejtuara

Në rang qarku, që prej qershorit janë regjistruar 3 mijë e 82 aplikime për pasaporta me procedurë normale, ndërsa për kartat e identitetit janë kryer 1 mijë e 693 aplikime.
Për pasaportën me procedurë normale tarifa është 7 mijë e 500 lekë, ndërsa për kartën e identitetit 1 mijë e 500 lekë. Interes i konsiderueshëm është shënuar edhe për procedurat e përshpejtuara.
Janë kryer 806 aplikime për pasaporta me procedurë të përshpejtuar, me një tarifë prej 18 mijë lekësh, si dhe 706 aplikime për karta identiteti, ku tarifa për këtë shërbim është 3 mijë lekë.
Procedura e përshpejtuar mundëson pajisjen me dokument brenda 2 deri në 3 ditësh, ndërsa për procedurën normale të pasaportës koha e pritjes është rreth dy javë.
Emigrantët që kanë zgjedhur këtë procedurë, thotë se është lehtësi, edhe pse çmimi që paguhet u duket disi i lartë.
Në zyrat e kompanisë shtetërore “IdentiTek” në qytetin e Korçës shërbimet vijojnë të ofrohen me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin e qytetarëve.
Gazetare: G.Manushi
/rtsh.al/