E Diel, 1 Nëntor 2026

Aplikimi për në universitete, ministria e Arsimit shtyn afatin për formularin A1Z

Për maturantët e viteve të kaluara, ministria e Arsimit ka shtyrë afatin e plotësimit të formularit A1Z.

Kandidatët do të kenë në dispozicion edhe datën 10 shtator, ku nga ora 08:00 deri në 16:00 do të mund të kryejnë regjistrimin e tyre, në e- Albania.

Me plotësimin e  këtij formulari, maturantët mund të zgjedhin deri në 10 degë të preferuara, duke u renditur në garë për kuotat e mbetura në programet e studimit.

Një mundësi kjo, që i vë ata në të njëjtat kushte si maturantët e këtij viti, si për programet “bachelor”, ashtu edhe për ato profesionale dyvjeçare./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›