E Diel, 1 Nëntor 2026

Apolonia feston me ritet e Bukës së Re, edicioni i tetë sjell muzikë, traditë dhe atmosferë festive deri në mesnatë

Nën tingujt e muzikës klasike ka nisur në Apoloni Festa Tradicionale e Grurit. Ky aktivitet e kthen këtë zonë të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, të njohur si Banesat Romake, në një shesh të mbushur me të rinj që festojnë dhe gëzojnë ardhjen e Bukës së Re.

Festa e grurit, jo pa qëllim, është vendosur në territorin e parkut arkeologjik. Ne e kemi lidhur edhe me fshatin Poja, që është një nga fshatrat e 100 fshatrave më të bukur turistikë të Shqipërisë, dhe e kemi lidhur edhe me territorin e Apolonisë për të qenë një mënyrë për ta promovuar fuqishëm edhe Apoloninë, tha Ardiana Mila, Drejtore e Qendrës Kulturore.

Këtë fundjavë festa do të kulmojë me shirjen e grurit, gatimin e Bukës së Re, paradën e bukurosheve dhe aktivitete të shumta artistike. Nën ritmet e muzikës dhe atmosferën festive, kremtimet do të vijojnë deri në mesnatë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›