E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabia Saudite rrëzon dronë të nisur nga Iraku, dyshohet se synonin objektet e naftës

Arabia Saudite tha se mbrojtja e saj ajrore ka kapur dhe shkatërruar disa dronë të lëshuar nga territori irakian, të cilët synonin objektet e naftës.

Një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes tha se dronët u rrëzuan gjatë orëve të fundit para se të arrinin në objektet e naftës në Provincën Lindore dhe në rajonin e Riadit.

Sulmet e tentuara nisën nga territori irakian dhe u kryen nga “milicë terroristë të mbështetura nga Irani”, thuhet në deklaratë.

“Arabia Saudite rezervon të drejtën e saj legjitime për të mbrojtur veten, territorin e saj dhe infrastrukturën kritike, si dhe ruan të drejtën për t’u përgjigjur në kohën dhe vendin e përshtatshëm”, tha ministria.

Deri tani, nuk ka pasur asnjë koment nga Iraku për deklaratën saudite.

Incidenti vjen pavarësisht një qetësimi të kohëve të fundit në shkëmbimet e drejtpërdrejta ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›