E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Imami sot ne Shkuptakon homologun maqedonas

SHKUP- Ministri i mbrojtjes i Shqiperise Arben Imami sot do te qendroje per vizite zyrtare ne Maqedoni.

Ministri Imami do te zhvilloje takime me homologun e tij Fatmir Besimi si dhe zevendeskryeministrin Musa Xhaferi. Ne agjenden e vizites eshte parapare edhe takimi me deputetet e Komisionit per mbrojtje dhe siguri.

Imami pritet te ritheksoje bashkepunimin midis dyja vendeve ne fushen e mbrojtjes dhe sigurise dhe mbeshtetjen per Maqedonine per integrim te shpejt te NATO dhe per sfera te tjera te bashkepunimit ne kuader te bashkepunimit rajonal.
sg/ina/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›