Arbër Veliaj paraqitet në SPAK, u dorëzon një dosje me dokumente agjentëve të BKH-së

Për të dytën ditë, vëllai i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbër Veliaj paraqitet në SPAK.
Në ndryshim nga mëngjesi i së enjtes, ai u pa këtë të premte me dokumente në duar, të cilat ia dorëzoi agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ky veprim vjen pasi të enjten ai qëndroi 5 orë pranë strukturës Antikorrupsion, ndërsa nuk dihet se cila është përmbajtja e këtyre dokumenteve.
Arbër Veliaj del në dosjen e vëllait të tij, Erion Veliaj si person që ka hyrë në marrëdhënie financiare me kompanitë e kunatës së tij, Ajola Xoxa.
Çifti është marrë i pandehur për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim e fshehje pasurie në bashkëpunim me disa biznesmenë./vizionplus.tv