E Diel, 1 Nëntor 2026

Armë zjarri dhe municion luftarak në banesë/ Arrestohet 64-vjeçari në Fier

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Y. A., në Patos, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike dhe fishekë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar 64-vjeçarin Y. A., i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›