E Diel, 1 Nëntor 2026

Armë zjarri pa leje dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 28-vjeçar është arrestur nga policia e Vaut të Dejës, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë në fshatin Nënshat.

Në pranga ka rënë shtetasi  Edmond Preçi.

Policia bën me dije se i riu  u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan nga policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›