‘Armëpushimi, Irani jo i gatshëm’, Tafani: Programi bërthamor iranian, i goditur rëndë. Konflikti është shtyrë në kohë

Analisti Endri Tafani komentoi për ‘Tirana Live’ zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme me arritjen e armëpushimit pas ‘luftës’ 12 ditore. Tafani tha ndër të tjera se përsa kohë që nuk ka një traktat për marrëveshje, armëpushimi mund të thyhet dhe konflikti është shtyrë në kohë.
“Përsa kohë nuk ka një traktat për marrëveshje, armëpushimi mund të thyhet. Të dy palët kanë drejtime të ndryshme, Irani nuk heq dorë nga programi bërthamor dhe Izraeli ka qëndrimin e tij. Sa kohë të ndryshojë qëndrim njëri nga palët, ky konflikt është shtyrë në kohë.”
Më tej, Tafani komentoi aludimet që dy shtetet kanë ngritur lidhur me goditjen e bazave në Iran, ku Izraeli pohon që bazat janë goditur rëndë, ndërsa iranianët thonë se bazat nuk janë goditur shumë. Tafani tha se qarkullojnë disa versione, por më i besueshëm mbetet ai izraelit.
“Izraeli thotë që bazat janë goditur rëndë, ndërsa Irani thotë që bazat nuk janë goditur shumë, çfarë dihet është se ka pasur një trafik jo të zakonshëm para se të vinin bombarduesit amerikanë. Lindi teoria që edhe mund t’i kenë transferuar pasuritë e uraniumit.
Kjo bie në kundërshtim me versionin izraelit që thotë se ne e dimë ku është pasuria e uraniumit. Qarkullojnë shumë versione, por ka mundësi që të jetë versioni izraelit. Raporti që rrodhi në media ishte e CNN që u cilësua fake neës. Raportet izraelite thonë që është goditur rëndë programi bërthamor i Iranit. “ / abcnews.al