E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Greqi, dyshohet se janë të armatosur

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgjet në Kassavetia, çka ka vënë në alarm autoritetet greke, shkruajnë mediet e huaja.

Hetimet janë fokusuar në Atikën Perëndimore, pasi ka raportime se janë parë nga qytetarët në atë zonë.

Ndërkohë operacioni për gjetjen e tyre po kryhet nga ekipe speciale. Po sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, dyshohet se dy të arratisurit janë të armatosur.

Dy shqiptarët të moshës rreth 41 vjeç janë dënuar për një sërë krimesh të rënda , përfshirë vjedhje, tentativë vrasje, zjarrvënie dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›