E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja e Altin Ndocit, Gjykata vendos masat e sigurisë për 8 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit vendosi sot (17 janar) masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar për arratisjen e Altin Ndocit. Gjykata vendosi 3 masa arrest në burg, 2 arrest në shtëpi dhe 3 detyrim paraqitje.

Konkretisht, janë lënë në burg  zv. shef i Policisë në Burgun e Durrësit, D.P dhe 2 efektivët që shoqëronin Ndocin, S.F dhe F.B. Në arrest shtëpie është lënë kryeinfermieri i Burgut të Durrësi, A.Ç dhe efektivja V.U.. Për tre  efektivët e tjerë, A.Ç, P.M dhe D.s është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Ditën e djeshme u arrestua edhe ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, dy ditw pasu u shkarkua nga detyra, me vendim të Ministrit të Drejtësisë.

Altin Ndoci, i njohur për precedentë penalë dhe i përfshirë në dosje të bujshme kriminale, u arratis tre ditë më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Në një reagim mbi ngjarjen, Drejtoria e Burgjeve deklaroi se nga verifikimet paraprake u konstatua se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve. Po ashtu, sipas Drejtorisë së Burgjeve, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe autoritetet e policisë për planifikimin e vizitës mjekësore.

Pamje ekskluzive të siguruara nga RTSH.al kanë dokumentuar momentin kur Altin Ndoci është dërguar drejt ambienteve spitalore. Në pamjet e siguruara, ai shfaqet duke u transportuar me autoambulancë, pa pranga dhe i shoqëruar në krah vetëm nga një efektiv i policisë së burgjeve, ndërsa dy punonjës të tjerë shihen duke e ndjekur nga pas.

Pas ngjarjes, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, u shkarkua i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, përfshirë drejtorin, shefat e policisë, shërbimin shëndetësor dhe punonjës të tjerë të përfshirë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›