E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestime në Kadastrën e Dibrës, 14 masa sigurie për zyrtarë e ish-zyrtarë: Tjetërsuan pronat

Një skemë kriminale e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e pronave është zbuluar nga policia në Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dibër.

14 masa sigurie janë lëshuar nga prokuruaria, ndërkohë që 11 prej tyre janë ekzekutuar për punonjës e ish-punonjës të  Kadastrës.

Në kërkim janë shpallur 3 persona, mes tyre dhe Danjel Gjura, me detyrë Zëvendësdrejtor i AShK, Dibër, ish-drejtor i këtij institucioni dhe ish-kandidat për deputet i PS në zgjedhjet e fundit. Ai akuzohet për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.

Operacioni, erdhi pas  një hetimi 7-mujor,  ku zyrtarët me detyra aktuale dhe të mëparshme në Kadastrën e Dibrës, si dhe noterja e shpallur në kërkim,  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime të tjera administrative të kundërligjshme, me qëllim tjetërsimin e pronave të paluajtshme, në favor të Teshar Doçit.

Si rezultat policia arrestoi Doçin si përfitues i proanve  dhe  Fatjon Çakrrin, një familjar i tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›