Arrestimet e dhunshme të aktivistëve, protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë
Protesta e studentëve dhe qytetarëve u zhvendos te Drejtoria e Policisë orë e mbrëmjes të kësaj të mërkure.

Qytetarët më parë ishin te kryeministria, aty ku u morën me forcë dy aktivistët Edison Lika dhe Dritan Goxhaj për shkak se nuk pranuan fletën e gjobës së policisë për tubim të paligjshëm.
Më pas turma protestuese e zhvendosi protestën te Drejtoria e Policisë, për të kërkuar lirimin e dy aktivistëve.
Ata pretendojnë se tubimi ishte i ligjshëm pasi kanë marrë leje në polici për ta zhvilluar atë në bulevard.
Megjithatë efektivët nuk e prnauan diçka të tillë dhe morën me dhunë Edison Likën dhe Dritan Goxhajn.