E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestimi i Beqajt, reagon Basha: Shpreh mbështetjen e plotë për SPAK, të veprojë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit

Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Basha shkruan në një postim në Facebook se përshëndet vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferave korruptive të qeverisë Rama, arroganca dhe babëzia e së cilës nuk kursen as fondet e BE-së.

Ai shpreh mbështetje për SPAK dhe e inkurajon të veprojë kundër korrupsionit në nivelet e larta, i cili është një kërcënim për integrimin e vendit në BE.

Reagimi i Bashës:
Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferave korruptive të qeverisë Rama, arroganca dhe babëzia e së cilës nuk kursen as fondet e BE-së.

Shpreh mbështetjen e plotë për SPAK dhe e inkurajoj të veprojë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, i cili është një kërcënim për integrimin e vendit në BE, mirëqenien, sigurinë tonë kombëtare, për zhvillimin ekonomik, social dhe demokratik të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›