Arrestimi i Metës, Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë, fillimi i fundit të tranzicionit

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës.
Basha në një postim në rrjetet sociale, shkruan se “kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin”.
Ai më tej thotë se “fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë”.
/r.e/