E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i Sanader, Gjermania: Gjykim i drejtë

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervele, ka shprehur besimin e plotë në sistemin gjyqësor të Kroacisë, pas arrestimit të ish-kryeministrit të këtij vendi, Ivo Sanader. Duke folur në kuadër të konferencës për Ballkanin në Berlin, Vestervele ka theksuar se ai ka besim të plotë që gjitcka do të shqyrtohet me korrektësi dhe në përputhje me ligjin. Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, i kërkuar në lidhje me një cështje korrupsioni, ishte arrestuar në një autostradë në Austri, sipas zyrës së krimeve federale në Vjenë.

Prokurorët e akuzojnë atë se ka qenë pas një plani për krijimin e fondeve të paligjshme për partinë e tij konservatore gjatë ushtrimit të detyrës gjatë viteve 2004-2009. Edhe presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq ka deklaruar se ish kryeministri Ivo Sanader duhet të ketë gjykim të drejtë, pa presion të politikës, mediave dhe publikut. Ndërkohë, ministri i jashtëm gjerman i ka bërë komentet e tij pas një takimi me homologun kroat, Gordan Jandrokovic, të cilit i ka shprehur mbështetjen e plotë të Gjermanisë për aspiratat e Kroacisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Vestervelle ka zhvilluar takime me homologet e tij të vendeve të Ballkanit perëndimor në një konferencë dyditore ku janë diskutuar bashkëpunimi ekonomik dhe anëtarësimi i tyre në Bashkimin Europian.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›