E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohen Noizy dhe DJ i tij, reperi u përfshi në konfliktin e dhunshëm në Kosovë

Reperi Rigles Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, dhe Dj i tij, Bahtjar Bajraktari u arrestuan nga policia e Lezhës në mesnatë, teksa performonin në një lokal në zonën e Shëngjinit.

Ata u vunë në pranga me kërkesë të autoriteteve në Kosovë, që i kishin shpallur në kërkim pas konfliktit të dhunshëm me grupin e personazhit të njohur të TikTok-ut, Medi Iseni.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 2 gushtit në qytetin e Pejës, për shkak të ofendimeve në rrjetet sociale.

Noizy dhe Bahtar Bajraktari do të ekstradohen në Kosovë për t’u përballur me akuzën “Lëndime të rënda trupore”, ndërsa në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe reperi Arkimed Lushaj, që ndryshe njihet si Stresi.

Në një reagim në rrjetet sociale, vetë Noizy pretendoi se denoncimi për të është i padrejtë dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen. Ndërsa Medi Iseni nga ana tjetër akuzoi Stresin se e futi në kurth duke e ftuar në takim në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›