E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen grabitësit e kabullit të ndriçimit të rrugëve

Përgjatë orëve të vona të mbrëmshme, shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë,  bënë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të tre shtetasve të dyshuar për grabitjen e këtij kabulli.

Në pranga përfunduan Genci Logu, 22-vjeç,  Erlind Avdia, 21-vjeç, Joni Docaj, 25-vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Këta shtetas në bashkëpunim përmes njëri tjetrit, dyshohet se kanë realizuar vjedhjen në Unazë të Re në afërsi të Rreth -Rrotullimit të Doganës në Tiranë, të kabullit nëntokësor të ndriçimit të rrugëve, në pronësi të Bashkisë Tiranës.

Ndërkohë pas arrestimit, në banesat e tyre u ushtrua një kontroll i imtësishëm , duke sekuestruar në cilësinë e provave materiale pinca prerëse, kabull, etj. /Start/

                                                                                             2012-05-30 14:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›