E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohen për zjarrvënie dy shtetas në Lezhë

TIRANË, 21 korrik/ATSH Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë proceduan sot penalisht 2 autorët e dyshuar të zjarrvënieve në fshatrat Kalivaç dhe Gjormë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve, u identifikuan shtetasit S. P. dhe B. Gj., të cilët dje, dyshohet se kanë ndezur zjarre që u përhapën në sipërfaqe të tjera toke.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 59 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kalivaç, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe bar të thatë.

Po ashtu në Kurbin nisi procedimi penal për shtetasen B. Gj., banuese në Laç, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Gjormë, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›