E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 19-vjeçari në Durrës, shpërndante lëndë narkotike në qytet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në qytet.

Në pranga ra shtetasi E. H., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike, të cilën ky shtetas do ta shiste në doza, në lagje të ndryshme të qytetit.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›