E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet 22-vjeçari, thyente xhamat e automjeteve dhe të tabakinove, vidhte para dhe sende me vlerë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçar, i identifikuar si G. B., i dyshuar për tre raste vjedhjesh në lagje të ndryshme të qytetit.

Sipas Policisë, i riu ka vjedhur në dy automjete dhe në një tabakino, duke përfituar rreth 3 mijë euro dhe sende me vlerë prej 2 mijë eurosh.

Operacioni policor “Vlera” u finalizua pas hetimeve të thelluara, monitorimit me kamera sigurie dhe informacionit të siguruar në rrugë operative.

Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi dyshohet se 22-vjeçari mund të jetë autor edhe i vjedhjeve të tjera në qytet. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vjedhja më shumë se një herë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›