E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 24-vjeçari në Kamëz, autor i disa vjedhjeve

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “The last one” për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të kryera gjatë 2 muajve të fundit.

Në pranga ka rënë një 24-vjeçar që kreu 4 vjedhje në lokale dhe banesa .

Policia bën me dije se u arrestua shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
-me datë 03.03.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Xh. Sh;
-me datë 27.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme në kioskën e shtetases P. Gj;
-me datë 23.02.2026, ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. Ç;
-me datë 02.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe 3 aparate celular në banesën e shtetasit A. Xh.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›