E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë, dhunoi vjehrrën dhe e bëri për spital

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës.

Për shkak të dhunës, vjehrra e shtetasit të arrestuar E.L, përfundoi në spital.

Policia njofton se pasi mori mjekim, e lënduara kali në banesë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij, e cila pasi mori mjekim në spital, kaloi për në banesë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›