E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

45-vjeçari Florjan Dalladaku është arrestuar nga Policia, pasi qnënën e tij 80-vjeçare dhe plagosi rëndë babanë 77-vjeçar në fshatin Zhymë të Lushnjës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20. Sipas Policisë, për motive ende të paqarta, 45-vjeçari dyshohet se ka goditur me sëpatë nënën e tij, F. D., e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Më pas, ai dyshohet se ka plagosur rëndë edhe babanë, H. D., 77 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, 45-vjeçari ishte larguar nga banesa, por u lokalizua dhe u arrestua pas kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë.

Sipas të dhënave paraprake, Dalladaku dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›