E Premte, 6 Nëntor 2026

Arrestohet babai i Dukeshës Meghan Markle, 82-vjeçari akuzohet për posedim të materialeve pornografike me fëmijë

Thomas Markle, babai 82-vjeçar i Meghan Markle, me të cilin Dukesha e Sussex-it i ka ndërprerë prej kohësh marrëdhëniet, është arrestuar nga FBI-ja në Florida, nën akuzën e posedimit të materialeve pornografike me fëmijë.

Lajmi është raportuar nga gazeta britanike Daily Mail, duke iu referuar një burimi pranë çështjes.

Sipas akuzave, hetimi penal ndërkombëtar ndaj vjehrrit të Princit Harry nisi pasi materiale pornografike me fëmijë u gjetën në dy banesa në Meksikë dhe Filipine, vende ku Thomas Markle kishte kaluar një pjesë të madhe të viteve të pensionit. Hetimet çuan më pas në arrestimin e tij.

Pas disa vitesh jetese jashtë Shteteve të Bashkuara, Markle u zhvendos në Florida pranverën e kaluar. Ai lëviz me karrige me rrota, pasi i është amputuar njëra këmbë.

Pak përpara arrestimit, 82-vjeçari ishte vendosur në një qendër rezidenciale për të moshuarit, e specializuar në kujdesin për personat me demencë, ku tarifa mujore përllogaritet rreth 3900 dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›